E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Tepelenë – Rikonstruktohet rruga në fshatin Kodër, zhvillim për bujqësinë dhe agroturizmin

TIRANË, 9 janar/ATSH/ Në fshatin Kodër në Tepelenë, prej dy javësh ka nisur puna për rikostruksionin e rrugës.

Në një postim në faqen zyrtare të Bashkisë Tepelenë në “Facebook”, jepen detaje mbi investimin, i cili synon zhvillimin e bujqësisë dhe agroturizmit të zonës.

“Ky është jo vetëm një premtim i mbajtur, por një punë, e cila do t’i shërbejë qëndrueshmërisë ekonomike e demografike të këtij fshati, ballkon i Vjosës”, thuhet në njoftim.

“Rruga do të sjellë zhvillimin e bujqësisë dhe agroturizmit si dhe do të nxisë ngritjen e banesave të reja nga të larguarit brenda dhe jashtë vendit”, thekson bashkia.

Bashkia e Tepelenës brenda 10 viteve, 2015 – 2025, ka arritur të realizojë një nga objektivat e saj madhorë në realizimin dhe pajisjen me infrastrukturë rrugore në masën 97% të territorit urban dhe rural.

Falë mbështetjes së qeverisë shqiptare dhe programeve mbështetëse, veçanërisht të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, janë asfaltuar rrugë në tri njësitë administrative: Kurvelesh, Lopës dhe Qendër.

1 nga 7

/k.s//a.f//r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›