E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rikonstruksioni i shkollës “Dëshmorët e Prishtinës”, Beci: Model për shkollat e qytetit

TIRANË, 9 janar/ATSH/ Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci u shpreh sot gjatë inspektimit të punimeve për shtimin e një terreni të ri sportiv në shkollën 9-vjeçare “Dëshmorët e Prishtinës”, se “kjo shkollë pritet të shërbejë si model për shkollat e qytetit”.

“Falë projektit të ndërhyrjes që Bashkia ka përfituar nga Ministria e Arsimit, kjo shkollë do të ketë një terren të ri sportiv dhe një sistemim të plotë të hapësirave për nxënësit”, tha Beci, në një postim në rrjetet sociale.

Pak ditë më parë, kryebashkiaku i Shkodrës solli në vëmendje një tjetër shkollë me ambiente sportive të transformuara. Nxënësit e shkollës “Adem Haxhija” në Postribë u rikthyen në ambientet e këtij institucioni arsimor me më shumë terrene sportive në fillim të këtij viti.

“Ky është një nga investimet e përfituara nga Ministria e Arsimit në Bashkinë Shkodër që u ofron nxënësve të kësaj shkolle dhe komunitetit përreth hapësira sportive me standardet më të larta”, tha Beci.

/a.f/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›