E Diel, 1 Nëntor 2026

Tepelenë, 8 vjeçari humb dorën nga shpërthimi i diegores

TEPELENE- Një fëmijë 8 vjecar është plagosur nga shpërthimi i një diegoreje në territorin e poligonit të demontimit të armëve të ushtrisë. Ngjarja është shënuar rreth orës 18:00 në fshatin Turan të Tepelenës. Fëmija i identifikuar si Sebastian Dervishi po lëvizte në një zonë që për specialistët konsiderohej jashtë zonës së rrezikshme.

Nga shpërthimi fëmija ka humbur pëllëmbën e dorës së majtë. Sebastian Dervishi është dërguar në spitalin e Gjirokastrës për të marrë mjekim më të specializuar. Policia nis hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›