Wikileaks: Topi kërkoi takim me Withers para vizitës në Kosovë
TIRANE-Presidenti i vendit Bamir Topi ka kërkuar një takim me ambasadorin amerikan në Tiranë, Xhon Withers pak para vizitës së tij në Kosovë më 25 janar të vitit 2008 . Lajmi publikohet nga siti i Wikilekas mes dokumenteve të publikuara se fundmi për Shqipërinë. Në korrespodencën e diplomatit amerikan mësohet se ai ishte vënë në dijeni për planet e presidentit Topi për të vizituar Kosovë ndërmjet datave 25 dhe 27 Janar nga zëvendës ministrja e jashtme Edit Harxhi. Sipas Harxhit , presidenti do të udhëtonte me një delegacion prej rreth 90 personash, ndërsa vizita do të vinte theksin tek toleranca. Sipas saj Topi do të vizitonte Gjilanin, të cilin Harxhi e cilësoi si qendër multi-etnike ku do të përcillte një mesazh për respekt e tolerancë reciproke. Topi do të vizitonte gjithashtu kishën katolike në një fshat pranë Gjilanit, vendi ku u pagëzua “Nënë Tereza”. Harxhi theksoi disa herë se qëllimi i vizitës së Topit nuk ishte të përsëriste vizitën e kryeministrit Berisha apo udhëheqësve të tjerë shqiptarë në të kaluarën. Harxhi tha gjithashtu se presidenti Topi do të vizitonte kampin Bondstil për të falënderuar ushtarët për mbështetjen që i japin Kosovës dhe rajonit. Sipas saj kjo vizitë ishte miratuar nga komandanti i Bondstil.
Në dokument nuk thuhet nëse është bërë takimi mes presidentit dhe ambasadorit amerikan.
(NEWS24/balkanWeb)
Në dokument nuk thuhet nëse është bërë takimi mes presidentit dhe ambasadorit amerikan.
(NEWS24/balkanWeb)