Berat, qellon shokun me automatik, policia parandalon vrasjen
BERAT- Policia ka arritur të parandalojë një vrasje në zonën e Urës Vajgurore në Berat. Një 29 vjecar është vënë në pranga në momentin kur po gjuante me armë zjarri në drejtim të shokut të tij, 21 vjecarit Arjol Dokaj. Ngjarja u shënua paraditen e sotme në vendin e quajtur Guri i Bardhë. Sipas policisë, 29 vjecari Elton Kërri gjuajti 3 herë me armë zjarri tip kallashnikov në drejtim të 21 vjecarit Dokaj, por fatmirësisht plumbat nuk e kanë kapur. Në këtë moment ka ndërhyrë patrulla e policisë.
Sipas burimeve zyrtare, dy të rinjte kishin pasur një sherr për motive të dobëta pak ditë më parë, ndërsa ditën e sotme 29 vjecari Kërri i kishte telefonuar 21 vjecarit, duke i kërkuar të takoheshin. Situata ka përshkallëzuar në përdorimin e armës nga 29 vjecari. Policia është duke hetuar në disa pista një nga te cilat dhe ajo e një borxhi.
(s.g/Balkanweb)