E Diel, 1 Nëntor 2026

Tepelenë-Gjirokastër, mjeti bie në humnerë, 2 të plagosur, njëri rëndë

TEPELENË- Një tjetër aksident i rëndë është regjistruar mesditën e sotme në aksin Tepelenë-Gjirokastër. Një mjet ‘Renault’ me targa greke YHT6354 ka dalë nga rruga dhe ka rënë rreth 50 metra në humnerë.

Për pasojë është plagosur rëndë drejtuesi i mjetit Stilian Lila 29-vjec nga Tepelena dhe një person tjetër që udhëtonte me të, Alfons Hyseni 28-vjec.

Sipas burimeve të policisë, aksidenti ka ndodhur rreth 200 metra në dalje të Tepelenës. Po sipas tyre, edhe pse është transportuar menjëherë në spital, drejtuesi i mjetit Stilian Lila ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa personi tjetër është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkaq, policia vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
(m.a/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Aksident në aksin Lezhë-Laç, një i vdekur e dy të plagosur

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›