Tepelenë, asgjësohen 49 rrënjë hashash
Efektivat e policisë kanë asgjësuar në një zonë malore në rrethin e Tepelenës, 49 rrënjë hashash. Sipas burimeve zyrtare në Drejtorinë e Policisë në Gjirokastër, specilaistët e Sektorit të Luftës Kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër në bashkëpunim me forcat e Policisë së Komisariatit të Policisë Tepelenë , në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se në fshatin Peshtan në një stan të braktisur është mbjellë lëndë narkotike Kanabis Sativa, kanë zhvilluar një operacion për këtë qëllim".
Si rezultat, në fshatin Peshtan Tepelenë, në vendin e quajtur Stani i Bathishtit , në mes të një zone të pyllëzuar, në një stan të braktisur jënë evidentuar 49 rrënjë bimë të dyshuara si Kanabis Sativa, të mbjella brenda stallës.
"Këto bimë varionin nga 150 centimetra deri në 200 centimetra", thotë zëdhënësi i policisë së Gjirokastrës, Gentian Mullai .
Në momentin e evidentimit nga ana e policisë në vendngjarje nuk është gjetur ndonjë person që mund të kishte kultivuar këto bimë.
Bimët janë asgjësuar në vend me anë të djegies , ku disa bimë janë marrë në cilësinë e provës materiale.
Policia po punon për evidentimin dhe ndalimin e autorit të mbjelljes dhe kultivimit të këtyre bimëve narkotike.