Tepelenë, bie në kontakt me korrentin, vdes 27-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e enjte në Tepelenë, ndërsa një pakujdesi i ka marrë jetën një 27-vjeçari.
Sipas burimeve të policisë, mësohet se i riu Sejdo Kamberi ka humbur jetën, ndërsa është rrëzuar nga skela dhe menjëherë ka rënë në kontakt me korrentin.
Ndërkaq, tashmë është ngritur një grup hetimor me synim për të zbardhur tërësisht rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje.