Tragjedia e Fratarit, 8 vjet burg shoferit grek

Gjykata e Fierit ka vendosur 8 vjet heqje lirie për shoferin grek që drejtonte autobusin e linjës Tiranë-Athinë. Trupi gjykues pasi degjoi perfaqesuesit e organit te akuzes, vendosi fillimisht denimin e tij me 12 vjet heqje lirie, denim qe me pas zbriti ne 8 vjet heqje lirie per shkak te gjykimit te shkurtuar. Keshtu, muaj me pare, përfundoi në mënyre tragjike, për pjesen më te madhe te pasagjereve te nje autobusi, udhetimi nga Shqipëria në drejtim të Greqise, ku ata jetonin dhe punonin.
Autobusi i linjes Tirane- Athine, prone e nje agjencie greke udhetimi, doli nga rruga, ne komunen Fratar ne aksin rrugor Ballsh-Tepelene, duke perfunduar te pakten 100 metra ne nje rrepirë, duke u rrokullisur disa here.
Ngjarja ndodhi pak pas ores 20.00, kur ne menyre krejt te papritur autobusi ka dale nga rruga duke u permbysur, duke shkaktuar një tragjedi të rendë.