Shkodër, qindra masa ndaj shoferëve

Përgjatë 3 ditëve të fundit, në shkallë Qarku, janë ngritur një sërë pikash kontrolli, ku janë marrë masa administrative.
Burime zyrtare thanë se janë ndaluar dhe bllokuar gjithsej 40 mjete, kryesisht motoçikleta, për mungesë dokumentesh apo për mungesë leje drejtimi, janë bllokuar 11 leje drejtimi, për tejkalim shpejtësie dhe për përdorim alkooli. Gjithashtu, janë dhënë gjithsej 445 masa administrative, me vlerë 212.500 lekë të reja, gjoba këto të dhëna kryesisht për mospërdorim të rripit të sigurimit, mos përdorim të kaskës mbrojtëse në drejtim të motoçikletave, parakalime të gabuara etj.
Njësia Rajonale e Policisë Rrugore Shkodër, me qëllim disiplinimin e qarkullimit rrugor, ndërgjegjësimin e vetë drejtuesve të mjeteve, për parandalimin e aksidenteve dhe përballimin e fluksit të qarkullimit gjatë sezonit veror turistik, ka përforcuar shërbimet, duke marrë masa konkrete për të gjithë shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor. /Start/
2011-07-21 11:37