Tepelenë, dhunohen e grabiten dy të moshuar gjatë natës. Nisin hetimet
Tepelenë- Dy vëllezër të moshuar kanë rënë në duart e grabitësve gjastë natës në Tepelenë.
Sipas burimeve të policisë, dyshohet se Sali Haxhak dhe Ida Haxhaj të dy mbi 75-vjeç, janë dhunuar e më pas grabitur.
Ngjarja ka ndodhur në komunën Luftimë të Tepelenës.
Edhe banorët e zonës kanë deklarruar se të moshuarit janë dhunuar.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjeve dhe identifikimin e më pas kapjen e autorëve.