Tragjedi në Spanjë, 77 persona të vdekur pasi treni doli nga shinat (FOTO)
Spanjë- Një tren ka dalë nga binarët në pjesën veri-perëndimore të Spanjës, duke vrarë të paktën 77 nga 218 pasagjerët e saj dhe duke plagosur më shumë se 100, thonë zyrtarët në rajonin Galicia.
Të tetë vagonët të Madridit në trenin Ferrol dolën jashtë binarëve pranë qytetit të Santiago de Compostela.
Raportet e medias thonë se treni mund të ketë qenë duke udhëtuar me më shumë se dy herë të limitint të shpejtësisë, raporton BBC-ja. Megjithatë, zyrtarët ende nuk kanë komentuar mbi shkakun.
Zyrtarët qeveritarë thanë se ata besonin se shkaku i rrëzimit ishte një aksident, por që asnjë deklaratë nuk do të bëjne në lidhje me shkakun pa një hetim të duhur.
“Ne jemi duke shmangur hipotezën e sabotazhit apo sulmit,” tha një zyrtar i paemër, raportpn BBC.
Punëtorët e shpëtimit kanë vazhduar të kërkojnë për të mbijetuarit në rrënoja. Pamje nga vendi tregojnë trupat e mbuluara me batanije, teksa ekipet e urgjencës kontrolluan rrënojat.
Analistët thonë se ky është aksidenti më i keq hekurudhor në Spanjë gjatë 40 vjetëve.
Spanja në përgjithësi ka një rekord relativisht të mirë në aspektin e sigurisë hekurudhore, thotë Tom Burridge i BBC-së në Madrid. Ky është një vend i cili ka investuar shuma të mëdha parash në rrjetin e saj hekurudhor, thotë ai.
Tragjedi në Spanjë, 77 persona të vdekur pasi treni doli nga shinat