Berisha: Përulem ndaj atyre që agjëruan në këtë verë
Kjo darkë mblodhi së bashku shumë miq dhe të ftuar si, drejtues dhe përfaqësues të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Kryetari i këtij komuniteti Haxhi Selim Muça, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve Baba Edmond Brahimaj, myfti, imamë, intelektualë islamë, drejtues të tjerë të bashkësive fetare, përfaqësues të Komunitetit Mysliman të Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në vend, etj.
Në fjalën e tij, kryeministri Berisha, tha se përulet me nderim të madh para të gjithë atyre besimtarëve, të cilët-sipas kryeministrit- në përkushtimin e tyre ndaj Zotit, agjëruan muajin e Ramazanit, në kushte të një vere ndër më të nxehtat. “Pranuan sakrificën dhe privimin edhe nga pika e ujit, për të dëshmuar përkushtimin e tyre ndaj Zotit, për të dëshmuar virtytin e sakrificës mbi të cilën ndërtohen të gjitha mirësitë dhe arritjet e njeriut. Ndaj dhe unë dua të shpreh nderimin tim më të madh për ju dhe përulem me nderim të thellë, ndaj të gjithë atyre, të cilët e shndërruan këtë muaj në muajin e sakrificës fisnike, në muajin e përkushtimit të madh ndaj Zotit dhe vlerave hyjnore që frymëzojnë njeriun.”, theksoi ai.
Kryeministri shtoi se shqiptarët kanë një trashëgimi të shkëlqyer, e cila dora dorës vjen duke u bërë gjithnjë e më e njohur dhe dora dorës vjen duke u shpalosur gjithnjë e më shumë në Evropë dhe në Botë.“Këtë vit, që kemi edhe vitin e 100 vjetorit të pavarësisë së vendit është një rast për të shprehur një mirënjohje të thellë ndaj udhëheqësve të kombit të të gjitha besimeve, të cilët dhanë një kontribut historik në pavarësinë e Shqipërisë, në pavarësinë e shqiptarëve, në lirinë e shqiptarëve. Këtë vit këtë 6 mujor, ne kryesojmë institucionin më të vjetër demokratik të Evropës të pasluftës, Këshillin e Evropës dhe ky është një nder shumë i madh”, vijoi. /Start/
2012-08-18 09:43