E Diel, 1 Nëntor 2026

Tepelenë, furgoni parakalon gabim dhe përplaset me një makinë, 1 vdes, 3 plagosen

TEPELENE – Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur rëndë, si pasojë e një aksidenti automobilistik të ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Memaliaj-Kras.

Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se dy automjete, një furgon mallrash tip ‘Volswagen’ me targa TR0907L dhe një ‘Benz’ me targa AA567ET janë përplasur mes tyre, në vendin e quajtur Mogila.

Katër personat që udhëtonin në dy mjetet e aksidentuara u nisën menjëherë në spital, por njëri prej tyre, i identifikuar si Kadri Rrapaj, humbi jetën gjatë rrugës, për shkak të plagëve të rënda. Ndërkohë 3 të plagosurit e tjerë janë në gjendje të rëndë, identiteti i të cilëve nuk bëhet ende i ditur.

Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Sipas ekspertëve, dyshohet se shkak për përplasjen e mjeteve është bërë një parakalim i gabuar i furgonit që udhëtonte nga Tepelena në drejtim të Tiranës. 

(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Aksident në Levan-Tepelenë, plagosen 3 anëtarë të një familje

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›