Thohir i vendosur, do patjetër të blejë Interin
Tashmë mungojnë vetëm disa detaje që manjati indonezian Erick Thohir të marrë drejtimin e Interit. Thohir mbërriti në Milano, ku bashkë me presidentin aktual Masimo Morati ka rënë dakord për të blerë pjesën më të madhe të aksioneve me vlerë 300 milionë euro. Sipas medieve italiane, marrëveshja do të noterizohet gjatë ditës së diel. Plani i milionerit indonezian është i qartë, të marrë presidencën menjëherë, ndërsa në postin e zëvendësit të emërojë një njeri pranë Moratit.
Në rast se ky skenar realizohet, atëherë zv/president do të jetë Angelomario Morati. Por mediat nuk e bëjnë kaq të thjeshtë çështjen, pasi sipas të dhënave, ekziston edhe një plan B edhe pse ka pak mundësi të realizohet. Sipas këtij plani, Thohir do ta marrë maxhorancën e shoqërisë pasi të kalojnë dy faza, fillimisht hyrja me 30-40% dhe pas një periudhe të caktuar, mund të blejë pjesën e mbetur, për të marrë edhe “timonin” e shoqërisë. E gjithë çështja mbetet në dorën e Masimo Moratit, që këtë fundjavë është i detyruar të zbardhë përfundimisht planin që ai ka për Interin e së ardhmes. (E.Ilnica.balkanweb)