E Diel, 1 Nëntor 2026

Tepelenë, gjuante peshk me gjenerator, 55-vjeçarin e zë korrenti

TEPELENE – Një 55-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në fshatin Hormovë të Tepelenës, pasi e zuri korrenti teksa gjuante peshk me gjenerator në lumin Drino.

Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se viktima është shtetasi Astrit Hasa, i cili ka humbur jetën nga pakujdesia.

Dy ditë më parë në Gjirokastër një 49-vjeçar humbi jetën në të njëjtën mënyrë, teksa përpiqej të gjuante peshq me gjenerator në lumë.

Ngjarja ndodhi në fshatin Çepunë, ku Bujar Shehu ka rrëshqitur aty ku ishin vendosur në ujë përcjellësat e gjeneratorit. Shehu në kontakt me rrymën elektrike ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›