E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA, fëmija bllokohet 3 orë nën rërë, shpëton mrekullisht

SHBA - Ka mbetur për tre orë i bllokuar nën tre metra rërë dhe arriti të shpëtojë falë punës së zjarrfikësve. Ngjarja ka ndodhur në Indiana të SHBA-ve ku një fëmijë vetëm 6 vjeç ra brenda një gropë mes dunave të rërës ndërsa luante në park. Familjarët njoftuan menjëherë 911-ën duke i thënë se fëmija ishte mbuluar nga rëra ndërsa po përpiqeshin të dëshpëruar ta nxirrnin prej aty.

Pas 15 minutash mbërritën ekipi i parë i shpëtimit dhe punonjësit nisën të gërmojnë më duar, por pa sukses. U desh gërmimi me mjete të rënda për ta nxjerrë 6-vjeçarin nga thellësia prej 3 metrash nëntokë. Sipas kreut të zjarrfikësve, djali arriti të mbijetojë vetëm falë një rryme ajri të krijuar nën rërë.

Pas tre orë gërmim, fëmija doli gjallë por ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Kreu i zjarrfikësve tha se incidenti ishte me të vërtet shokues dhe se kurrë nuk kishte ndodhur një gjë e tillë në parqet e dunave të rërës në Indiana të paktën në 20 vitet e fundit.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›