E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tepelenë, grabiten dhe lidhendy vëllezër të moshuar 80-vjeçarë

TEPELENË - Janë dhunuar dhe grabitur sot në Tepelenë dy vëllezër të moshuar, të cilët jetonin vetëm.
 
Ngjarja ka ndodhur në fshatin e largët Arrëz e Madhe e komunës Luftinjë.  Siç bën të ditur policia e Tepelenës, e kontaktuar nga “A1 Report”, në sallën operative të komisariatit operativ Tepelenë ka mbërritur afër mëngjesit një telefonatë se në fshatin Arrëz e Madhe në banesën e Sali dhe Idaji Hoxha, 80 dhe 82 vjeç kanë hyrë persona të panjohur, të cilët kanë vjedhur dhe dhunuar gjatë natës shtetasit e mësipërm. Ata janë goditur me mjete të forta dhe janë lidhur.
 
Drejt vendngjarjes janë nisur forcat e policisë. Telefonata ka mbërritur në orën 06:00 të mëngjesit dhe forca të shumta policie janë nisur drejt vendngjarjes, por për shkak fshati gjendet 4 orë larg nga Tepelena, policia ende nuk ka mbërritur në vendngjarje.

Redaksia Online
(mag/shqiptaruja.com)
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›