Turqia ndodhet në vendin e 154-t në botë për lirinë e shtypit
ANKARA - Turqia e kryeministrit Erdogan është në vendin e 154-t ndërmjet 179 vendeve për sa i përket lirisë së shtypit, sipas organizatës "Reporterë pa Kufij", u shpreh gazeta "Hurriyet Online", me rastin e përvjetorit të 105-të të heqjes së censurës në vend.
Sipas organizatës, Turqia është burgu më i madh në botë për gazetarët. "Turqia është kthyer 105 vjet pas", deklaroi kryetari i opozitës turke, Kilicdaroglu mbi lirinë e shtypit gjatë qeverisjes së Erdoganit.
(a.k/ata/BalkanWeb)