E Diel, 1 Nëntor 2026

Transparencë me prokurimet, Leskaj: Duhet kujdes në këto kohë të vështira

Prokurimet publike duhet të jenë transparente pasi në kohë krize ku ndodhet ekonomia shqiptare, është e rëndësishme që paratë të menaxhohen mirë.

Ky ka qenë apeli i lëshuar prej Kreut të Kontrollit të Lartë të Shtetit nga një takim i realizuar mbi funksionimin dhe aplikimin e prokurimeve publike në qytetin e Vlorës.

Leskaj deklaroi ndër të tjera se auditimet e realizuara në disa prokurime publike kanë dhënë efekte pozitive dhe pikërisht për këtë duhet që të vazhdojë një traditë e tillë.

Më pas Kryetari i KLSH-së është ndalur në mungesën e gjakut në qytetin bregdetar sidomos gjatë stinës së verës duke u bërë pjesë e iniciativës së dhurimit të gjakut.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›