E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tepelene kercenon me arme te kunatin ndalohet

Policia e Tepelenës ka mundur të parandalojë një krim brenda familjes pasditen e së martës. Sipas burimeve policore, Fitim Bakaj, 35 vjeç, ka kërcënuar me armë të kunatin. 35-vjeçari ka shkuar i armatosur në lokalin në pronësi të së motrës dhe bashkëshortit të saj, duke i drejtuar armën këtij të fundit.

Fal ndërhyrjes në kohë të uniformave blu të komisariatit të Tepelenës është bërë e mundur neutralizimi dhe arrestimi i 35-vjeçarit Bakaj. Paraprakisht deklarohet se shkak për ngjarjen është bërë një konflikt familjarë mes dy kunetërve.

Ndaj 35-vjeçarit rëndojnë akuzat e ”vrasjes së mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtjes pa leje”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›