Merkel: Greqia nuk do të marrë asnjë cent, nëse s'bën reformat
"Greqia nuk do të marrë asnjë cent, nëse nuk nxit reformat”, kështu ka deklaruar sot kancelarja gjermane Angela Merkel, duke folur në dhomën e ulët të Parlamentit, në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 22 shtatorit.
Merkel ka qenë e kujdesshme lidhur me temën e një pakete të tretë shpëtimi për Greqinë, duke theksuar se "bisedimet për një çështje të tillë janë të parakohshme".
Në fjalimin e saj Kancelarja bëri një rrëfim të veçantë, dukë thënë se ajo promovon një politikë të mbrojtjes së euros, bazuar në vlerësimin se “euro është e mirë për Gjermaninë”. "Euroja është e mirë për vendin tonë, për punët tona dhe për prosperitetin tonë. Kjo është arsyeja pse ne e mbështesim shpëtimin e saj", tha Merkel para deputetëve gjermanë.
Duke iu referuar grekëve ajo ritheksoi se "Asnjë cent nuk do të marrin, nëse nuk janë të gatshëm për të zbatuar reformat. Përndryshe, sipas saj, nuk ka kuptim, sepse solidariteti do të përfundonte në asgjë.
(Balkanweb)