E Diel, 1 Nëntor 2026

Tepelenë, zjarri përfshin dhjetëra hektarë pyje, MZSH dhe FA në terren

TIRANË, 28 gusht/ATSH/  Dhjetëra hektarë me pyje, ullishte, pemëtari dhe kultura bujqësore janë përfshirë nga flakët në territorin e Bashkisë Tepelenë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe duke rrezikuar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Sipas njoftimit të Bashkisë Tepelenë, efektivët e ”Mbrojtjes dhe shpetimit nga zjarri” MZSH-së Tepelenë, Gjirokastër, Libohovë, Forcat e Armatosua, ndodhen në terren dhe po punojnë për kufizimin e vatrave të zjarrit, ndërsa po bëhen përpjekje për mbrojtjen e banesave, pronës së qytetarëve dhe sipërfaqeve të gjelbra.

Situata vijon të mbetet serioze dhe kërkon kujdes maksimal. Bashkia u ka bërë thirrje banorëve të zonës të tregohen të kujdesshëm, të mos afrohen pranë vatrave të zjarrit dhe të zbatojnë udhëzimet e strukturave të emergjencës.

Bashkia Tepelenë ka shprehur mirënjohje për efektivët e MZSH-së dhe të gjithë personat e angazhuar në luftën kundër flakëve.

Institucionet e linjës vijojnë monitorimin e situatës dhe ndërhyrjet në terren për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

/e.xh/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›