E Hënë, 2 Nëntor 2026

Terapia post-partum ende pak e njohur në Kukës

Në Kukës kanë nisur të zhvillohen seanca të dedikuara për nënat në periudhën post partum, një fazë e ndjeshme që shpesh neglizhohet.

Terapistja e zhvillimit Irena Danjolli thekson rëndësinë e mbështetjes profesionale në këtë periudhë.

“Momentalisht gratë në Kukës nuk janë të informuar për këtë shërbim. Mendoj që është gjëja më e rëndësishme për një grua gjatë shtatzënisë, që deri diku të jenë të përgatitura për çfarë i pret“, tha Danjolli.

Në fokus të seancave janë veçanërisht tre muajt e parë pas lindjes, të cilët konsiderohen kritikë për shëndetin mendor të nënës dhe zhvillimin e fëmijës.

“Kryesisht 3 muajt e parë janë të rëndësishëm në gjendjen psiko-emocionale të gruas e cila ka nevojë për mbështetje”, tha ajo.

Rritja e aksesit në këto shërbime mbetet thelbësore për të mbështetur nënat dhe për të garantuar një ambjent të shëndetshëm për fëmijën.

Gazetare: Irda Bajraktari

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›