Tërbuni përmbys Korabin, fiton Lushnja

Kategoria e Parë ka zbritur sot në fushë me pesë ndeshje të vlefshme për javën e 7-të. Bie në sy humbja e Korabit, e para në këtë sezon, që u përmbys në transfertë përballë Tërbunit, 2-1. Lushnja me trajnerin e ri, Edlir Tetovën ka arritur të fitojë 2-0 përballë Turbinës.
Besa dhe Luzi, derbi i Kavaës, e kanë mbyllur në barazim 0-0 mes tyre. Apolonia ka rënë në shtëpinë e Orikut, 0-3, ndërsa Burreli ka arritur të mundë 2-0 Tomorin.
REZULTATET:
TËRBUNI-KORABI 2-1
LUSHNJA-TURBINA 2-0
BURRELI-TOMORI 2-0
BESA-LUZI 0-0
ORIKU-APOLONIA 3-0
RENDITJA