E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tërheqja e provës, Meta: Prokuroria mbron Dritan Priftin

TIRANË- Të paprecedentë dhe të qëllimshme në favor të mbrojtjes së dëshmitarit të rremë, përgjuesit Dritan Prifti e ka quajtur kreu i LSI-së, Ilir Meta tërheqjen e prokurorisë nga prova e sjellë prej vetë saj, kasetës Beqiri-Prifti.

Në një deklaratë për mediat, pas mbylljes së seancës, Meta  ka deklaruar se kjo ishte prova e vetme origjinale, në një kohë që interesi i prokurorisë ëhstë të shtojë dhe përforcojë provat. Kjo tergon se kemi një pengmarrje mes Prokurorisë dhe përgjuesit tim- tha ai.

Sipas tij, prokuroria u tërhoq nga një prej provave sipas saj më të rëndëisshme që kishte paraqitur për gjykim dhe ishte në dosjen hetimore që ishte pikërisht video e Priftit me Beqirin, ku sipas prokurorisë ai merrte 70 mijë euro dhe për të cilën është i pandehur.

Sipas Metës është pikërisht videoja ku Prifti në seancën kur iu hoq imuniteti, me rastin e kërkesës së prokurorisë për marrjen si i pandehur, deklaroi se e kishte bërë këtë për të provuar fajësinë e Metës.

Nuk di si prokuroria në një proces kundër meje tërheq një provë të tillë që ajo vetë e kishte paraqitur. Edhe pas kësaj prokuroria kërkoi që kjo të ishte si provë, e vetmja provë origjinale, shumë e qartë. Cfarë e shtyn prokurorinë për të tërhequr si provë një gjë që e ka sjellë vetë si të tillë dhe ka vendosur edhe paragrafë të caktuar në dosje- tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›