Tërheqje misterioze e Artan Hoxhës, shtohen mbështetësit e Nanos
Tiranë - Kandidati i mazhorancës për president, Artan Hoxha, nuk ka mbërritur dot në sallën e parlamentit ku kishte nisur seanca e katërt e Kuvendit për zgjedhjen e presidentit.
I shoqëruar nga Garda e Republikës, kandidati për president, pasi ishte konfirmuar zyrtarisht me firmat e 40 deputetëve, duhej të mbërrinte në sallën e parlamentit ku do të zhvillohej seanca e votimit. Por Artan Hoxha nuk mbërriti në parlament. Makina e tij ndaloi diku në rrugë dhe publikisht Hoxha njoftoi se nuk do të shkonte në parlament, duke thënë se ishte tërhequr nga gara. Zyrtatisht nuk mësohet se kur dhe përse e mori këtë vendin zoti Hoxha dhe pse pikërisht në momentin kur ai po shkonte në parlament për tu votuar. Burime jo zyrtar informojnë se ai mund të të jetë gjendur përballë presionit të diplomatëve të huaj për tu tërhequr, pasi zgjedhja e tij mund të prodhonte një krizë të re politike.
Në një deklaratë për mediat deputeti demokrat Patozi ëshë shprehur se Hoxha është dorëhequr dhe vendin e tij do ta zërë një tjetër kandidat i propozuar dje nga mazhoranca, ministri i brendshëm Bujar Nishani.
Pritet që votimi për zgjedhjen e tij të zhvillohet sot në orën 17:00, pasi nuk është ezauruar raundi i katërt.
Ndërsa kreu i PBDJ- së Vangjel Dule i ka bërë thirrje opozitës të propozojë kandidatin e saj për kreun e shtetit dhe sipas tij ai duhet të jetë Fatos Nano.
Procesi i zgjedhjes së presidentit po kthehet një process fals dhe trefon dështimin e klasës politike. Deputetët duhet ti pëgjigjen sfidave në kuader të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Mazhoranca e dëshmoi se nuk mund të zgjedhë presidentin e Republikës me shumicë të thjeshtë. I drejtohem liderit të opozitës z. Edi Rama se në moment të tilla opozita nuk mund ti shmaget rolit të saj. Është edhe kërkesë e shoqërisë, të ofrojë alternaivën e vet. Tani është momenti të shpëtojmë procesin, të shpëtojmë atë që ka mbetur. Të propozohet Nano i cili do të ishte zgjidhja optimale – tha Dule.
Të njëjtën gjë ka pohuar dhe kreu i PDIU- së Shpëtim Idrizi, i cili ka thënë se në një moment të tillë duhet të bëhet ish- kryeministri Nano president.
Ky largim i Artan Hoxhës ka bërë që kandidati për president të vijë nga radhët e PD -së, pasi në raundin e katërt ai mund të zgjidhet me 71 vota.
Rama kundër Nishnit: Të bashkëpunojmë, po humbasim statusin kandidat
Pas largimit të Artan Hoxhës nga gara presidenciale dhe propozimi i kandidatit tjetër të mazhorancës Bujar Nishani, ka reaguar kreu i opozitës , Edi Rama.
Nëpërmjet një deklarate për shtyp Rama ka kërkuar edhe njëherë bashkëpunim mes palëve që në tetor vendi të marrë statusin e vendit kandidat.
Ky është një proces që po degradon hap pas hapi dhe po rrënon më shumë akoma besimin e qytetarëve tek parlamenti. Nga ana tjetër po godet besimin e familjes evropiane te shqipëria. Kandidatura e sapotërhequr ishte një kandidaturë që ne e refuzumam sepse skishte arsye të jepnim mbështetje. Kriza po thellohet. Është edhe një shans për të dalë prej saj nëpërmjet një hapi të kundërt me inercinë e krizës.
Është e papërfytyrueshme që një ministër të bëhet president dhe një president të bëhet ministër, është e pa përfytyrueshme në një moment ku tregon se përfaqësuesit në parlamet nuk mund të vënë të parin interesin shoqëror- tha Rama.
Më tej ai ka kërkuar që të gjendet një emër i cili merr miratimin e përbashkët me qëllim që vendi të mos e humbi shansin për tju bashkuar familjes evropiane.
Si mund të imponohet një kandidaturë që nuk përfaqëson asgjë më shmë se PD- në dhe nuk përbën asnjë bazë për të krijuar konsensusin minimal dhe jo më atë maximal.
Ne besojmë se në se ka vullnet të mirë dhe nëse ka dëshirë për ta parë në sy të vërtetën e Shqipërisë të gjejmë një zgjidhje konsensuale, produkt të bashkimit të të gjitha palëve në funksion të së ardhmes të të gjithë shqiptarëve- përfundoi Rama.
LSI: Duhet të respektojmë Kushtetutën
Një reagim ka patur edhe nga Lëvizja Socialiste për Integrim, ku gjatë një deklarate për shtyp nënkryetari i saj Petrit Vasili u shpreh se LSI- ja do ti përmbahet kushtetutës dhe marrëveshjes me PD- në.
LSI ka kontribuar gjatë gjithë procesit për presidentit në për një proces të hapur dhe transparent. Në këtë proces ka mbizotëruar fryma konsensuale. Edhe propozimi i kanddiduarve jo politike dhe jo partiake ka qenë një kotribut për një president të pranuar në shoqëri. LSIi do të mabjë një pozicion në respekt të kushtetutës. Në këtë fazë do të mbizoterojë respekti ndaj kushtetutës, por njëkohësisht dhe qëndrimi në përputhje me marrëveshjen që kemi me PD- në- tha Vaili.
Sipas kushtetutës Presidenti duhet të jetë unitetit i popullit dhe të përfaqësojë unitetin kombëtar, dhe kjo lë shumë cështje të hapura nëse LSI do ta mbështetë Bujar Nishanin.
Artan Hoxha siguron 40 firma(09:30)
Pas propozimit të Artan Hoxhës si kandidat për President, është bërë dhe shqyrtimi i kandidaturës së tij në Komisionin e Ligjeve.
Sipas këtij Komisioni Hoxha ka siguruar 40 vota nga mazhoranca dhe i plotëson të gjitha kushtet për të qenë kandidat për President.Pas mbajtjes së relacionit, ka patur kundërshtime nga socialistët, pasi sipas deputetit Sajmir Tahiri nuk ka të dhëna nga Prokuroria apo nga Shërbimi Informativ mbi aspektet juridike të tij.