E Diel, 1 Nëntor 2026

PS nuk jep konsensus: Artan Hoxha, kandidat i maxhorancës për President

Artan Hoxha

Berisha, Meta, Idrizi e Mediu zyrtarizojnë emrin e analistit të njohur në raundin e katërt me 71 vota. Cili është 48-vjeçari, ministër në Qeverinë Meksi që në 1992.

Profili i kandidatit të shumicës. Drejtor i ISB dhe analist i gazetës Panorama

Nga ministër në moshën 28-vjeçare, kryetar shteti 48 vjeç.

Sot, Artan Hoxha duhet të ishte në krahun e djathtë të faqes së parë të gazetës Panorama, aty ku ai për gati një vit çdo të hënë ka pasur editorialin e radhës. Por dje, telefonata e tij i ka munguar redaksisë për shkakun e vetëm se analisti i njohur ka qenë gjatë gjithë ditës në konsulta me krerët e maxhorancës si kandidat për postin e Presidentit të Republikës. Emri i tij doli publikisht në orët e mesditës, u përforcua gjatë pasdites kur u zbulua lista me katër kandidatura që maxhoranca dërgoi në tryezën e bisedimeve dhe u zyrtarizua nga kreu i LSI-së, Ilir Meta, pak orë para se Parlamenti të mblidhet në raundin e katërt të votimit. Gjatë ditës së djeshme ai është kontaktuar si nga kryeministri Berisha ashtu edhe nga Meta dhe ka pranuar të kandidojë qoftë edhe me 71 vota, ndryshe nga Zaganjori.
CV e kandidatit
Artan Hoxha ka lindur më 19 nëntor 1964. Ai ndoshta është i pari ministër në moshën 28 vjeçare, i cili në qeverinë e parë demokratike pas zgjedhjeve të vitit 1992 mori në portofol shumë të rëndësishëm si ai i Tregtisë dhe Bashkëpunimit Ekono-mik. Por  është e sigurt se nëse do të zgjidhet sot, do të jetë i pari që në moshën 48-vjeçare merr postin e Presidentit. Ndonëse gjithçka do të vendoset sot në një proces të fshehtë me kuti në Parlament, të pakta janë mundësitë që kandidatura e Hoxhës të mos i marrë 71 votat e nevojshme për tu bërë Presidenti i gjashtë i Shqipërisë pluraliste. Në CV-në e tij thuhet se në periudhën 1984-1989 ka kryer studimet universitare në Fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave të Universitetit Politeknik të Tiranës. Pas marrjes së pushtetit nga Partia Demokratike, ai mori një prej posteve më me peshë për momentin, atë të Tregtisë dhe Bashkëpunimit Ekono-mik, por që e mbajti vetëm një vit. Në vitin 1997 u bë President i Institutit të Studimeve Bashkëkohore, një OJQ që u fokusua në fushën e projekteve për mirëqeverisjen e vendit. Përgjatë karrierës së tij mbi 20-vjeçare, z. Hoxha ka kontribuar në përgatitjen e politikave, strategjive dhe ligjeve më të rëndësishme të lidhura me reformat ekonomike dhe institucionale. Vitet e fundit ka luajtur rol thelbësor në ngritjen e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit (QKR), Qendrës Kombëtare të Licencimit (QKL), reformimin e sistemit fiskal, krijimin e gjykatave administrative dhe aktualisht po punon për reformimin e sistemit institucional e ligjor të inspektimeve administrative mbi biznesin, thuhet më tej në CV-në e tij. Artan Hoxha, trajner i licencuar në Administrim-Biznesi nga ILO Training Center në Torino të Italisë (1997), është një njohës i thelluar i çështjeve të lidhura me zhvillimin e sektorit privat. Institucione shtetërore shqiptare apo ndërkombëtare, si dhe biznese shqiptare e të huaja në Shqipëri i drejtohen për këshillim. CV-ja e tij do të shpërndahet sot në dosjen e të gjithë deputetëve të maxhorancës, të cilët do ti drejtohen kutisë së votimit për të zgjedhur kreun e ri të shtetit, i cili ndonëse zgjidhet pas 24 orësh, zyrtarisht detyrën do ta marrë vetëm më 24 korrik.

Kush është Artan Hoxha
. Artan Hoxha ka lindur më 19 nëntor 1964. Ai është një nga ekspertët e mirënjohur të ekonomisë. Ministër i Tregtisë dhe Bashkëpunimit Ekonomik (1992-1993); Drejtor e më pas president i Institutit të Studimeve Bashkëkohore (ISB) nga viti 1997 e në vazhdim; anëtar i Këshillit të Administrimit të Universitetit të Tiranës (shkurt 2008-maj 2010); anëtar i Bordit Këshillimor të Qendrës Kërkimore për Europën Juglindore (SEERC) në Selanik të Greqisë; anëtar i Bordit Këshillimor të Televizionit Ora Neës; anëtar i Bordit Këshillimor të revistës Monitor; themelues, anëtar dhe drejtor i Bordit të Drejtorëve të Qendrës së Arbitrimit dhe Ndërmjetësimit Tregtar, janë disa nga rolet e mbajtura apo në ushtrim e sipër nga z. Hoxha. Përgjatë karrierës së tij mbi 20-vjeçare, z. Hoxha ka kontribuar në përgatitjen e politikave, strategjive dhe ligjeve më të rëndësishme të lidhura me reformat ekonomike dhe institucionale.

. Vitet e fundit ka luajtur rol thelbësor në ngritjen e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit (QKR), Qendrës Kombëtare të Licencimit (QKL), reformimin e sistemit fiskal, krijimin e gjykatave administrative dhe aktualisht po punon për reformimin e sistemit institucional e ligjor të inspektimeve administrative mbi biznesin.

. Z. Hoxha është një nga opinionistët e njohur lidhur me çështjet ekonomike, ligjore, institucionale dhe politike, me një aktivitet të spikatur mediatik në median televizive dhe shtypin e përditshëm.

. Z. Hoxha, trajner i licencuar në Administrim Biznesi nga ILO Training Center në Torino të Italisë (1997), është një njohës i thelluar i çështjeve të lidhura me zhvillimin e sektorit privat. Institucione shtetërore shqiptare apo ndërkombëtare, si dhe biznese shqiptare e të huaja ne Shqipëri i drejtohen për këshillim.

. Z. Hoxha ka kryer studimet pasuniversitare Master në Ekonominë e Mjedisit dhe Energjisë në shkollën pasuniversitare Enrico Mattei të Grupit Eni, Itali (1994-1995) dhe ato universitare në Fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave të Universitetit Politeknik të Tiranës (1984-1989). Ai është shpallur dy herë rresht, në vitet 1982 dhe 1983, fitues i vendit të parë në Olimpiadat Kombëtare të Matematikës.

Berisha: Përzgjedhje e standardeve më të mira
Kryeministri Sali Berisha ka vlerësuar figurën e kandidatit të maxhorancës për President, Artan Hoxha. Artan Hoxha ka dhënë me stafin e tij një kontribut thelbësor në zinxhirin e reformave gjatë dekadës së fundit. Ka një dhunti të çmuar në publicistikë, është një nga opinionistët më të kuotuar në fushën e opinionistëve. Unë mendoj se kjo përzgjedhje jo nga eksponentë të forcave politike të maxhorancës, është një përzgjedhje e standardeve më të mira të mundshme në fushën përkatëse, tha Berisha.

Meta: Hoxha, ekspert i reformave ekonomike
Eshtë një emër, besoj, shumë i njohur për të gjithë ju por edhe për të gjithë ata që po na ndjekin. Është një personalitet i njohur i shoqërisë civile, President i Grupit të Studimeve Bashkëkohore, me një karrierë dhe eksperiencë tepër komplekse dhe të pasur, me një karrierë administrative por, sidomos, me një angazhim dhe përkushtim të shquar edhe si profesionist dhe si ekspert i njohur në fushën e reformave ekonomike dhe njëkohësisht edhe të reformave që kërkon procesi i integrimit europian të vendit, u shpreh Meta në përfundim të takimit.

Procedura
Grupi i PD mbledh sot firmat për Artan Hoxhën

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do të mblidhet sot në orën 09:00, rreth 60 minuta përpara se të mbahet raundi i katërt i votimit për Presidentin. Në këtë mbledhje, të lajmëruar që ditën e premte, pritet që Kryeministri Sali Berisha të prezantojë rezultatet e tryezës së zhvilluar mbrëmë dhe CV-në e kandidatit të përzgjedhur për postin e kreut të shtetit, Artan Hoxha. Gjatë këtij takimi me deputetët do të mblidhen edhe firmat e nevojshme për kandidimin e analistit të njohur. Sipas Kushtetutës së Shqipërisë, Hoxhës do ti mjaftojnë 20 firma deputetësh për tu kandiduar, por nisur nga mbështetja e fortë që i kanë dhënë krerët e koalicionit të djathtë, ky numër pritet të jetë shumë më i madh. Në orën 09:45 është parashikuar

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›