E Diel, 1 Nëntor 2026

Tërhiqen trupat shtesë nga Afganistani

Rreth 33 mijë ushtarët e fundit shtesë, që ishin dërguar në Afganistan janë tërhequr nga ky vend pas urdhërit të presidentit Barak Obama.
Në një deklaratë për shtyp, Leon Paneta , tha se “shtimi i trupave” e kishte arritur qëllimin e tij për thyerjen e talibanëve në Afganistan.
Pas kësaj tërheqjeje, tani në Afganistan mbeten 68 mijë ushtarë amerikanë, së bashku me afro 40 mijë pjesëtarë të forcave të partnerëve në NATO.
Tërheqja e trupave bëhet në kohën kur tranzicioni te forcat afgane po ballafaqohet me të ashtuquajturat “sulme të brendshme” të pjesëtarëve të forcave afgane, që po i kthejnë armët kundër trupave perëndimore.
Sipas planit, afganët do të jenë përgjegjës për sigurinë e tyre, nga fundi i vitit 2014.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›