E Diel, 1 Nëntor 2026

Mandati i Jahjagës, Limaj: Të zbatohet marrëveshja

Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe njëherit nënkryetari i Partisë Demokratike, ka thënë që marrëveshja për Presidenten, e lidhur ndërmjet Hashim Thaçit, Isa Mustafës dhe Behxhet Pacollit.
 

Limaj, në një intervistë për mediat kosovare është shprehur se duke kërkuar zbatimin e marrëveshjes, i bie që ka kërkuar dorëheqjen e presidentes aktuale, Atifete Jahjaga.
 

Deputeti Limaj, ka thënë gjithashtu se për marrëveshjen nuk ishte pyetur askush nga Partia Demokratike e Kosovës. Ai tha se Hashim Thaçi, i cili është edhe kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës kishte vendosur vetë, pa e pyetur askënd.
 

“Thaçi e ka bërë marrëveshjen pa u konsultuar me asnjë anëtarë partie. Unë vetë për këtë gjë e kamë kuptuar nga mediet”, ka thënë Limaj.
 

Limaj po ashtu ka përmendur çështjen e hetimeve duke thënë që në seancën gjyqësore të radhës do të përmendën emra të mëdhenj.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›