E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tërhiqet Hoxha. Patozi: Nishani për President

TIRANË-Kreu i grupit parlamentar te PD-se, Astrit Patozi ka konfirmuar per mediat terheqjen e Artan Hoxhes nga gara presidenciale dhe ne vend te tij maxhoranca ka perzgjedhur kandidature zyrtare per president Bujar Nishanin.

“Konfirmoj lajmin se kandidatura e maxhorancës e propozuar mbrëmë është tërhequr nga gara. Por maxhoranca është e vendosur ta bëjë vendin me president dhe kandidatura tjetër do të jetë Bujar Nishani, që është një nga emrat e propozuar dje në tryezën e negociatave. Per arsye teknike, seanca shtyhet dhe do të zhvillohet në orën 5 pasdite”- tha Patozi.

Terhiqet Hoxha

Ndërkohë që pritej nisja e punimeve të Kuvendit të Shqipërisë për votimin e kandidaturës së së zgjedhurit të maxhorancës, kandidati Artan Hoxha është tërhequr nga kandidimi. Nuk ka ende detaje rreth arsyes e shkaqeve per kete terheqje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›