E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligjet miratojnë raportin, 40 firma pro Hoxhës

Komisioni i Ligjeve

TIRANË- Komisioni i Ligjeve ka miratuar vetëm me votat e maxhorancës kandidaturën e Artan Hoxhës për Presidentin e ri të vendit.

Para mbledhjes, deputetet kanë mbledhur firmat për emrin e Hoxhës, një listë me 40 emra, kryesuar nga Astrit Patozi. Ne liste mungojne emrat e kryeministrit Berisha dhe kryeparlamentares, Jozefina Topalli.

Mes firmetareve janë renditur emrat e përfaqësuesve të lartë të koalicionit, Meta, Tavo, Idrizi, Barka, emrat e dy ministrave te lakuar si kandidatura te maxhorances per president, Imami e Nishani.  Firma përvec përfaqësuesve të koalicionit kanë dhënë dhe deputetët, Gert Bogdani, Ndue Paluca, Igli Cara, Aldo Bumci, Ridvan Bode.

Ne fjalen e tij para deputeteve demokrati Viktor Gumi duke lexuar raportin e mazhorancës, vlerësoi figurën e Artan Hoxhës duke e cilësuar si një ndër ekspertët më të mirë të administratës publike. Sipas tij,  Hoxha plotëson kriteret juridike, të përcaktuara në Kushtetutë për President.

Firmat e hedhura me shkrim dore shoqërojnë raportin që Komisioni i Ligjeve i ka dorëzuar Kuvendit të Shqipërisë pak kohë para nisjes së seancës së sotme në të cilën votohet Hoxha si kreu i ri i shtetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›