E Shtunë, 31 Tetor 2026

Abuzimi me alkoolin, vdes 31-vjeçari

Një 31-vjeçar nga Laçi i Vaut të Dejës ka gjetur vdekjen mbrëmjen e të dielës, për shkak të vetëhelmimit me alkool.

Petrit Islami, 31 vjeç, u dërgua nga familjarët me urgjencë në spitalin rajonal, ku humbi më pas jetën për shkak të helmimit nga sasia e madhe e alkoolit.

Sipas familjarëve të tij, 31-vjeçari Islami prej 7 muajsh konsumonte alkool në sasi të konsiderueshme dhe për këtë shkak është dërguar edhe tri herë të tjera në spitalin e Laçit Vau-Dejës për vetëhelmim.

Policia e Shkodrës bën me dije se nga këqyrja e kufomës nuk u konstatuan shenja dhune. / A.D.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›