Tërhiqet Salman Rushdie

Autori i romanit ‘Vargjet Satanike’ është tërhequr nga festivali i madh letrar në Indi pas protestës së grupeve radikale myslimane kundër pjesëmarrjes së tij në këtë eveniment që zhvillohet në qytetin Jaipur.
Vetë shkrimtari pritej të mbante edhe një fjalim në festival. Ai deklaroi pas kësaj se ndihej i kërcënuar dhe se në këtë qytet mund të ishte planifikuar dhe vrasja e tij. Vite më parë autori Salman Rushdie nxiti zemërimin e botës myslimane pas publikimit të librit te tij “Vargjet Satanike”.
Që prej asaj kohë Rushdie qëndronte i fshehur dhe në masa sigurie në Britaninë e Madhe, për shkak se kundër tij ishte lëshuar një ‘fatwa’ nga ish lideri suprem i Iranit Ayatollah Khomeini, përmes së cilës u bënte thirrje myslimanëve në gjithë botën për ta vrarë autorin e ‘Vargjeve Satanike’.