E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Projekti “Shqipëria dixhitale”, po bëhet më i dukshëm

Kryeministri Berisha ka ripërsëritur se Shqipëria dixhitale mbetet objektivi më madhor i qeverisë shqiptare. Duke folur në konferencën për Broadband-in, kryeministri Berisha theksoi se ky projekt po bëhet çdo ditë edhe më i dukshëm.
 

“Kjo është një fushë vrapon shpejt por ne po punojmë shumë mbi Broadband-in dhe ne preferojmë të vazhdojmë me këtë shërbim edhe në sektorin privat. Gjithashtu ne do të bëjmë maksimunin tonë që ky shërbim të jetë në çdo cep të Shqipëisë” theksoi Berisha.

Ndërsa e cilësoi si një arritje të madhe krijimin e sportelit “one stop shop” për biznesin, kryeministri theksoi se synohet që një sportel i tillë të jetë për të gjithë shërbimet

“Ne kemi krijuar one shop stop dhe gjithashtu ia dolëm mbanë që të jepnin licensa dhe të kemi sistemin e gjurmimit në mënyrë që biznesit të gjente dokumentat pranë administratës sonë. Ne kemi sistem elektrinik për klientët dhe kjo është një rëndësi që ne të kemi standartet më të mria. Synojmë të kemi një one stop shop për të gjitha shërbimet” tha kryeministri ndërsa shtoi se qeveria po përpiqet të dixhitalizojë edhe sistemin shëndetësor.

Gjithashtu kreu i qeverisë theksoi se kjo konferencë është mjaft e rëndësishme pasi organizohet në vitin kur Shqipëria feston 100-vjetorin e pavarësisë së saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›