E Shtunë, 31 Tetor 2026

Terhiqet uji, vazhdojne shkarkimet

SHKODER- Uji terhiqet nga zonat e permbytura ne Qarkun e Shkodres, por hidrocentralet shkarkojne me te njejtin ritem nga portat e sigurise. Rreth 500 ha toke, kane dale ne siperfaqe diten e djeshme, kurse Harku i Berdices eshte bere i kalueshem per mjetet. Edhe lagjet periferike te qytetit si "Ajasem" dhe "Livade" nuk kane me rritje te nivelit te ujerave si pasoje e prurjeve te lumenjve Drin dhe Buna. Problematike mbetet gjendja ne komunat Ana e Malit, Velipoje, Dajc, ndersa zona e Darragjatit perballon prurjet e lumenjve ku argjinatura eshte e demtuar. Dje jane liruar nga uji rreth 30 shtepi, kurse 70 persona jane rikthyer ne banesa pas evakuimit. Prefekti i Shkodres, Maxhit Cungu, u shpreh se situata po vjen ne permiresim dhe shkak ka qene moti i mire dhe me diell. "Vazhdon monitorimi i situates dhe shperndarja e ndihmave nga ushtria", tha kreu vendor per mediat. Kurse 93 familje ne komunen Dajc, levizin nga shtepite e tyre ne menyre periodike sipas situates qe krijohet nga levizja e nivelit te ujerave.

Ne lagjet "Ajasem", "Bahcallek", "Livadet" dhe ne komunen e Berdices, dje eshte vene re nje terheqje e ujit. Po keshtu dhe ne vendin e quajtur "Harku i Berdices", pjese e aksit Shkoder- Tirane, e cila dy dite me pare u mbulua nga uji, sot eshte vene re terheqje e ujit. Kurse ne zonen e Nenshkodres, qe preket nga bashkimi i degeve te Drinit dhe Bunes, situata mbetet kritike. Sipas shifrave te Shtabit te Emergjencave dhe Ministrise se Brendshme, dje kane qene te permbytura 500 ha me pak nga dita e premte, ku rezultonin 6.750 ha toke, 108 shtepi dhe 375 te evakuuar. Sipas raportimeve te fundit, siperfaqet nen uje jane vetem 6.300 ha toke dhe shtepite e permbytura 75. Mbetet e njejte shifra e banesave me prezence uji, plote 805 te tilla, kurse numri i te evokuarve ka zbritur ne 305 persona. Vazhdon te jete e izoluar komuna e Velipojes, Komuna e Dajcit dhe fshati Obot ne komunen Ana e Malit.

Forcat e ushtrise jane perqendruar ne komunat e zones se Nenshkodres, per t'i ardhur ne ndihme banoreve me evakuimin e tyre, nese pranojne, apo me shperndarjen e ndihmave ushqimore. Ka nisur furnizimi me ushqime dhe uje te pijshem per banoret e fshatit Obot te komunes Ana e Malit, disa fshatrave te komunes Dajc, ne Malin e Jushit, ne Bushat dhe nje pjese te komunes Velipoje. Ministria e Brendshme sqaron se strukturat e Forcave te Armatosura dhe te Policise se Shtetit jane te angazhuara per evakuimin dhe transportimin e banoreve, per perforcimin e argjinaturave dhe per shperndarjen e ndihmave ushqimore dhe koncentrateve per bagetine.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›