Ushtria, ne aksion per argjinaturat
Forcat e Armatosura gjate gjithe dites se djeshme kane punuar per perforcimin e argjinatures ne vendet ku jane me te demtuara, si ne fshatin Darragjat, te komunes se Dajcit, ne fshatin Cas te komunes se Velipojes, si dhe po nderhyhet ne argjinaturen e fshatit Ashte, ku rrezikohet gerryerja e tokes nga fryrja e lumit Drin. Problematike mbeten rruget e fshatrave Obot dhe Gorice ne komunen Ana e Malit, hyrja e rruges kryesore te komunes Dajc dhe pjesa e aksit rrugor drejt Velipojes, pas Ures se Ded Gjo Lulit, te cilat jane te kalueshme vetem nga mjetet e larta. Forcat e ushtrise kane evakuuar 180 banore kryesisht nga fshatrat Darragjat, Obot, Pemtar dhe Shirq te komunes se Dajcit. Mesohet se te evokuarit jane strehuar ne banesat e te afermve te tyre.