Vdes aksidentalisht emigranti shqiptar
Bruklin-Renia aksidentale e nje dege te renduar nga debora, i ka kushtuar jeten nje emigranti shqiptar me banim ne Bruklin te SHBA-se. Ketij rasti i kane kushtuar vemendje edhe mediat amerikane, te cilat e kane publikuar kete aksident. Viktima Elmaz Qyra, 47 vjec, eshte vrare teksa kalonte ne Parkun Qendror ne Bruklin, pasi nje dege peme rreth 20 metra e gjate e renduar nga debora, eshte shkeputur nga trungu. Ngjarja ndodhi te enjten, por eshte publikuar dje nga mediat amerikane, te cilat kane marre ne interviste familjaret e emigrantit.. Sipas pohimit te nje tjeter emigranti shqiptar, Elmaz Qyra bashke me familjen e tij, erdhi ne Nju Jork dhjete vjet me pare, ku u punesua dhe u vendos per te jetuar. "Une ndjeva aq keq dje, kur kam degjuar lajmin", tha Laudrim Qoku, 51 vjec. Vajza 18-vjecare e viktimes, Erisa Qyra, teper e pikelluar per humbjen e parakohshme te te atit, tha se me mungon shume babai, por nuk qaj se ai nuk i donte lotet. Ndersa i biri 14-vjecar mundi te pohonte: Une e dua shume babin tim. Koleget e viktimes ne kompanine e autobuseve ku ai punonte, thane se shpeshhere 47-vjecari kthehej ne shtepi duke kaluar ne Central Park ne kembe, aty ku edhe gjeti vdekjen, pas goditjes nga dega e madhe e pemes. Ngjarja ka tronditur shume familjen e emigrantit. Fqinjet e tij, thane se viktima kalonte shume kohe me te afermit e tij, te cilet i vleresonte dhe i donte pamase. Ceremonia mortore e emigrantit shqiptar do te zhvillohet sot, ne vendbanimin e tij, ne Nju Jork, qytetin te cilin ai e donte aq shume. Sipas autoriteteve lokale, stuhite e ashpra te eres dhe bora kane keputur me shume se 26 peme ne parkun qendror. Ne te njejten dite me vdekjen e shqiptarit, nje peme tjeter goditi nje autobus, cka i detyroi zyrtaret ta mbyllin rrugen perkohesisht.
Aksidenti
Viktima Elmaz Qyra, 47 vjec, eshte vrare teksa kalonte ne Parkun Qendror ne Bruklin, pasi nje dege peme rreth 20 metra e gjate e renduar nga debora, eshte shkeputur nga trungu.
Varrimi
Ceremonia mortore e emigrantit shqiptar do te zhvillohet sot, ne vendbanimin e tij, ne Nju Jork. Sipas autoriteteve lokale, stuhite e ashpra te eres dhe bora kane keputur me shume se 26 peme ne parkun qendror.
Aksidenti
Viktima Elmaz Qyra, 47 vjec, eshte vrare teksa kalonte ne Parkun Qendror ne Bruklin, pasi nje dege peme rreth 20 metra e gjate e renduar nga debora, eshte shkeputur nga trungu.
Varrimi
Ceremonia mortore e emigrantit shqiptar do te zhvillohet sot, ne vendbanimin e tij, ne Nju Jork. Sipas autoriteteve lokale, stuhite e ashpra te eres dhe bora kane keputur me shume se 26 peme ne parkun qendror.