Tërmet 5.2 ballë shkallë Rihter në Kosovë

Dridhje të fuqishme të tokës janë ndier në disa qytete të Kosovës, ndërsa nuk është raportuar për dëme dhe viktima. Dridhja e tokës në Prishtinë është ndier rreth orës 14:40 minuta. Zyra për sizmologji e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka bërë të ditur se termeti është detektuar nga sizmografët e Rrjetit Sizmologjik të Kosovës me epiqendër 6 kilomentra në juglindje të Istogut.
Sipas kësaj zyre, magnituda e tërmetit ishte 5.2 shkallë të Rihterit, ndërsa intensiteti me epiqendër VII ballë me thellësi 5.2 km. “Tërmetin e kanë ndier banorët e rrethit të gjerë të Pejës, Burimit dhe tërë territori i Kosovës, ende nuk dihet për dëme në njerëz dhe materiale”, thekson Ministria së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Tërmeti është dëgjuar edhe në kryeqytetin e Kosovës i cili nuk ka shkaktuar dëme por vetëm panik tak qytetarët. Qytetarët janë larguar me shpejtësi nga banesat e tyre dhe kanë dalë në rrugë ashtu sikur se edhe punonjësit e institucioneve vendore dhe ndërkombëatre. Shumica e shkollave të Prishtinës kanë ndërprerë mësimin për shkak të panikut të krijuar tek nxënësit. Pas tërmetit, për disa minuta nuk ka funksionuar edhe rrjeti i dy operatorëve të telefonisë celulare
Sipas sizmologëve, një tërmet me intensitet të tillë mund të shkaktojë vetëm dëme materiale nëpër objekte të vjetra banimi. Tërmeti me epiqendër në Burim afër Pejës ëshët ndier edhe në Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni.
Bul Salihu < I mëparshmi