Gjueti me energji elektrike në liqenin e Shkodrës
Jane mbi 30 subjektet qe shfrytezojne shtreterit e lumenjeve ne vend ne menyre te paligjshme. Me problematike jane lumenjte e Tiranes, te cilet po shfrytezohen nga subjekte edhe pse ekziston nje vendim i ministrise se Mjedisit, qe nga viti 2006, per pezullimin e cdo lloj aktiviteti prane shtreterve te lumenjeve. Kjo deklarate u be nga drejtori i Kontrollit per Mjedisin, Alfred Deshati, gjate emisionit te mengjesit “Dita fillon ne Alsat”.
“Problematike dhe flagrante është baseni i Tiranës, lumi i Erzenit dhe i tërkuzës. Këtu ka subjekte që operojnë prej vitesh për shfrytëzimin e lumenjve. Vendimi i Këshillit Kombëtar të Ujrave ndalon në mënyrë kategorike të gjitha këto subjekte që operojnë brenda këtij baseni në cfarëdolloj kohe. Që nga 2006 nuk ekziston më asnjë e drejtë ligjore që këto subjekte të kryejnë aktivitetin e tyre. Por në kontrolle ne kemi arritur të konstatojmë këto subjekte duke punuar dhe i kemi kapur edhe ne flagrancë. Numri i subjekteve, jo vetëm në basenin e Tiranës, Erzenit dhe të Tërkuzës, por dhe në atë Matit, të Shkumbinit dhe Semanit, shkon në mbi 30 që janë penalizuar me gjobë dhe masa e gjobës shkon deri në 520 milionë lekë të vjetra” tha Deshati.
Por drejtuesit e mjedisit ngrejne shqetesimin dhe per gjuetine e peshkimit, e cila po behet pa kriter ne liqenin e Ohrit dhe ate te Shkodres. Madje ne kete te fundit, sipas Deshatit, po ndodh nje katastrofe, po perdoret energji elektrike, per gjuetine e peshkimit.
“Në Shkodër është një problem shumë i madh. Ne kemi një problem të madh me ata persona që gjuajnë me gjenerator. Dëmtohet i gjithë rasati. Ne kemi marrë të gjitha masat që t’i paraprijmë, por ky është problemi më i madh sepse nuk ka ndodhur kurrë që gjuetia e peshkut të bëhet me energji elektrike” tha Deshati.
Nderkohe ministria e Mjedisit ka nisur aksionet ditet e fundit dhe ne sub jektet qe perdorin lende drusore per dru zjarri dhe per perpunimin e tij. Aksioni ka nisur ne Tirane dhe do te vazhdoje ne te gjithe vendin.
Edlira Sulejmani