Tërmet Peçi e bën "tërmet" në Tepelenë, 12 vite në krye të bashkisë dhe 4 mijë vota diferencë! PS fiton dhe në Këlcyrë, Përmet e Dropull
Kandidatët e Partisë Socialiste shpallen fitues edhe në katër bashki të tjera. Në Tepelenë dhe Këlcyrë rizgjidhen sërish në një tjetër mandate, respektivisht Tërmet Peçi dhe Klement Ndoni. I pari mesa duket e ka mbajtur fjalën që i dha Ramës, se do e bënte tërmet në këto zgjedhje.
Në këto dy bashki janë numëruar të gjitha kutitë ku Peçi fiton bindshëm dhe mban rekordin deri në të gjithë vendin me 82.67% të votave. Garë e ngushtë në Këlcyrë mes Ndonit dhe Arjan Kasajt të BF por kandidati i PS fiton me 49.33% kundrejt 47.32 të Kasajt.
Bashkia Përmet shënon një tjetër fitore dominuese të Partisë Socialiste teksa kandidatja Alma Hoxha fiton zgjedhjet me 76.55% të votave, saktësisht 3,140 të tilla. Kundërshtari Edmond Komino i koalicionit Bashkë Fitojmë ka marrë vetëm 962 vota, ose 23.45%.
Megjithatë, në Përmet janë numëruar 18 nga 23 kuti votimi dhe rezultati matematikisht është vulosur.
Në Bashkinë Dropull kandidati Dhimitraq Toli shënon një tjetër fitore bindëse të Partisë Socialiste. Në 37 kutitë e votimit, Toli siguroi plot 81.25% të votave, ose 3.709 vota. Kandidatët e Bashkë Fitojmë dhe Nisma Thurje, respektivisht Thanas Maneka e Kosta Garo nuk arritën të merrnin më shumë se 14.87% e 3.88% të votave.
Lexo edhe: “Faleminderit Kolonja”, Erion Isai fiton 65% të votave dhe një mandat të dytë si kryebashkiak
Lexo edhe: Berisha, Berisha, Berisha! Bie bashkia e parë, simpatizantët e opozitës shpallin fitoren
Lexo edhe: FOTO/ Shqipëria “vishet” rozë, socialistët kryesojnë në 54 bashki, vetëm 7 për opozitën!
Lexo edhe: Delvina i beson PS edhe për 4 vite, kandidati i ri i socialistëve merr besimin e qytetarëve
Lexo edhe: Tetë bashkitë e para të fituara nga Partia Socialiste
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
