Tetë bashkitë e para të fituara nga Partia Socialiste
Partia Socialiste ka arritur të marrë një numër të lartë votash në këto zgjedhje dhe rrjedhimisht të konfirmojë kandidatët e saj për një mandat të ardhshëm 4 vjeçar. Deri tani, janë tetë bashki që matematikisht konsiderohen të fituara nga PS.
Fillimisht, për shkak të identifikimit dhe votimit elektronik, një orë pas përfundimit të orarit zyrtar të votimit, Kamza, Vora dhe Elbasani konfirmuan fituesin e tyre. Të treja këto bashki i mbetën socialistëve.
Ndërkohë, Pusteci u bë bashkia e katërt që mori Partia Socialiste. Pali Kolefski ka marrë 1.184 vvota ndërsa kundërshtari i tij nga 7 nga 8 kutitë e hapura, ka marrë 673 vota.
Partia Socialiste ka fituar dhe tre bashki të tjera, Këlcyrën, Libohovën dhe Tepelenën. Edhe përse sipas faqes online të KQZ të gjitha kutitë nuk kanë përfunduar, rezultati në terren është shpallur dhe festa ka nisur.
Po ashtu, kandidati i Partisë Socialiste në Poliçan, Adriatik Zotkaj ka arritur të sigurojë një epërsi të dukshme. Ai ka fituar 33.18 vota, kundrejt 509 dhe 406 votave të dy kandidatëve të PD.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
