E Diel, 1 Nëntor 2026

Tërmet i fortë në Italinë e Veriut, 3 viktima

ITALI- Një tërmet i fortë me magnitudë 5.9 ka goditu në orët e para të ditës së sotme Italinë e Veriut. Deri tani raportohet për 3 viktima, në Emilia-Romagna të krahinës Ferrara, vend ku ishte edhe epiqendra e tërmetit.

Dy viktima janë shënaur gjatë shembjes së një fabrike në Shën Agustin. Dëme të mëdha edhe në krahinën e Modenës, ku janë raportuar shembje ndërtesash. Mësohet se viktima e tretë është një grua 37-vjecare nga Shën Alberto e San Pietro në Casale, megjithëse ende nuk është përcaktuar shkaku i vdekjes

Dëme ka pasur edhe në San Felice, ku është shembur një kishe dhe objekte të tjera historike. Ndërkohë që njerëzit kanë kaluar natën në rrugë.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›