E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbi, zhvillohen sot zgjedhjet presidenciale

BEOGRAD- Zgjedhjet presidenciale në Serbi, pas balotazhit mes dy kandidatëve Tomislav Nikolic dhe Boris Tadic do të mbahen sot. Qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 dhe do të vijojnë të jenë hapur deri në orën 20:00.

Dy kandidatët në zgjedhjet e 6 majit kanë marrë pothuajse vota të barabarta, ndërsa për votimin e sotëm sondazhet favorizojë kandidatin e Partisë Demokratike, Boris Tadic i cili njihet si mbështetës i integrimit të Serbisë në BE dhe thithjen e investimeve të huaja, ndryshe nga kandidati konservator Nikolic, i cili ka qenë armiqësor ndaj BE por së fundi e ka moderuar qëndrimin e tij.

Nikolic, premtimet e fushatës i ka përqendruar në integrimin e Serbisë kapjen e kriminelëve të luftës, dialog me Kosovën, fqinjësi të mirë dhe përparim të reformave. 

Në votimet për Presidentin marrin pjesë më shumë se 6.7 milionë serbë, ku pjesëmarrës në votime janë edhe 109 mijë serbët e Kosovës ku procesi i votimit për ta do të ndihmohet nga OSBE-ja.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›