E Hënë, 2 Nëntor 2026

Tërmet i fuqishëm në Mianmar, viktima dhe të plagosur

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 në shkallën Rihter goditi Mianmarin mëngjesin e sotëm (28 mars).

Lëkundjet e forta janë ndjerë deri në Tajlandë, ndërsa shkaktuan panik te qytetarët të cilët kanë lënë menjëherë banesat e kanë dalë në rrugë.

Të paktën dy persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën pasi një ndërtesë shumëkatëshe, që ishte në ndërtim e sipër, u shemb në kryeqytetin tajlandez, në Bangkok.

Tërmeti në Mianmar ndodhi në një thellësi 10 kilometra nën tokë, njoftoi Qendra Gjermane Kërkimore për Gjeoshkencat (GFZ).

Tërmeti u pasua nga një tjetër lëkundje e fortë toke me magnitudë 6.4 të shkallës rihter.

Fill pas këtyre goditjeve, Kryeministri i Tajlandës thirri një mbledhje urgjente ku shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.

Deri në këto momente nuk dihet bilanci i saktë i pasojave në njerëz apo dëmet në banesa.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›