E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tërmet me magnitudë 3.6 ballë në ishullin e Kretës

ATHINË- Një tërmet me magnitudë 3.6 ballë në shkallën Rihter, ka tronditur pak para mesnate pjesën lindore të ishullit të Kretës, sipas Institutit Sizmologjik Euromesdhetar. 

Epiqendra e tërmetit u lokalizua rreth 65 kilometra në jugperëndim të qytetit Iraklion dhe 3 kilometra në veri të qytetit Lerapetra, por për momentin nuk ka njoftimet të menjëherëshme për dëme apo humbje njerëzore. 

Këtë mëngjes një tjetër tronditje sizmike me magnitudë 3.5 ballë goditi rajonin verior të Peloponezit. 

Epiqendra e tij u lokalizua 12 kilometra në lindje të qytetit Patra, në një thellësi prej 5 kilometrash dhe nuk ka njoftime për dëme eventuale apo humbje në njerëz, sipas institutit. 

Greqia është vendi evropian më i prekur nga tronditjet sizmike të kontinentit.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›