Ish-futbollisti i Tiranës, kapo i trukimeve në Itali
TIRANE- Bastet dhe trukimi i ndeshjeve të futbollit me qëllim përfitimet financiare kanë tronditur dje në mëngjes Italinë, teksa urdhër arrestet e dala nga Prokuroria e Kremonës kanë çuar nën pranga 19 persona. Mes të arrestuarve janë emra tepër të njohur si kapiteni i Lacios Stefano Mauri, sulmuesi i Lacios Xhuzepe Skuli, ish-mesfushori i Xhenoas dhe aktualisht te Padova Omar Milaneto, si edhe Kristian Bertani, sulmues i Sampdorias (ish-i Novarës), Paolo Açerbis, portier i Viçencës, Alesandro Pelikori, ish-sulmues i Torinos, Marko Turati, mbrojtës i Modenës etj. Nën hetim është edhe Domeniko Krishito, ish-mbrojtës i Xhenoas, që luan me Zenitin në Rusi, pasi ai është fotografuar duke bërë “pazare” për ndeshjen Lacio- Xhenoa 4-2. Po ashtu, nën hetim edhe mbrojtësi i kombëtares italiane Leonardo Bonuçi. Madje, policia ka bërë një blic në qendrën stërvitore të Koverçanos për të kontrolluar dhomën e mbrojtësit. Ndërkohë, mes të arrestuarve është edhe ish-ylli i Tiranës Zoltan Kenesei, i konsideruar nga Prokuroria italiane si shefi i një organizate kriminale në Hungari. Aktualisht, Kenesei, ish-mesfushor i klubit shqiptar Tirana, ndodhet i burgosur në Budapest, me akuzën e manipulimit të eventeve sportive. Arrestimi i tij është bërë për shkak se në bashkëpunim me futbollistët e mësipërm, por edhe me një grup të sofistikuar kriminal nga Hungaria, ka marrë pjesë në trukimet e ndeshjeve në futbollin italian.
ARRESTIMET
Në vijim të operacionit “Last Bet”, Prokuroria Italiane ka lëshuar dje urdhërarrestet për 19 persona, kryesisht futbollistë. Stefano Mauri, Milaneto dhe një pjesë e mirë e futbollistëve kanë përfunduar në qeli, ndërkohë që operacioni vazhdon. “Që në orët e para të mëngjesit të sotëm (djeshëm), Policia e Shtetit e Kremonës, Breshias, Alesandrias, Bolonjës dhe Shërbimi Qendror Operativ, kanë kryer një operacion në shkallë të gjerë me qëllim kontrollin dhe arrestimin e grupit kriminal që merrej me manipulimin e ndeshjeve të futbollit (match fixing), duke operuar në Itali dhe në shtete të tjera”, thuhet në komunikatën e shpërndarë nga Policia e Kremonës. Të gjithë të arrestuarit akuzohen për krijim shoqërie kriminale me qëllim mashtrimin në sport.
KONTE
Nga kontrollet e ushtruara nga Policia, ka qenë edhe ajo e banesës së Antonio Kontes, trajnerit të Juventusit, skuadër kampione e Italisë. Në fakt, nuk bëhet fjalë për sezonin e tij në këtë skuadër, por për atë të një viti më parë te Siena. Kontrolle janë ushtruar edhe në shtëpitë e një numri të madh futbollistësh në lidhje me dyshimet për ndeshjet Novara-Siena dhe Albinolefe-Siena. Po ashtu, është kontrolluar edhe shtëpia e sulmuesit të Kievos Serxho Pelizier, ndërkohë që në qendrën stërvitore të Koverçanos është parë një BMË e zezë me targa normale, nga e cila kanë dalë disa oficerë të policisë gjyqësore. Ata kanë shkuar që në orën 6.25 të mëngjesit për të mbledhur materiale rreth Domeniko Krishitos dhe Leonardo Bonuçit.
SHQIPTARËT
Në listën e të hetuarve të publikuar nga Prokuroria e Kremonës nuk mungojnë emrat shqiptarë. Në urdhërarrest përmendet Safet Altiç, që sipas Prokurorisë, është shqiptar. Në fakt, dyshimet janë se bëhet fjalë për një shqiptar nga Mali i Zi, i cili ishte një nga “kokat” e mafies ballkanike në Itali. “Në bashkëpunim me Xhuzepe Skulin, Altiç organizonte mbledhjen e shumave të parave për ndeshjen Lacio-Xhenoa. Ai ishte në dijeni të korrupsionit që po kryhej nëpërmjet miqve të tij Milaneto, Zamperini e Mauri”, thuhet në urdhër-arrestin e Prokurorisë së Kremonës. Sipas organit të akuzës, ai kishte raporte të shkëlqyera me pjesën më ekstreme të tifozerisë së Xhenoas. Madje, ai ishte një njeri i besuar i Milanetos dhe Skulit, me të cilët fliste edhe në emër, gjë që tregonte lidhjen mes tyre. Një emër që përmendet nga Prokuroria në përgjimet e saj është ai i një tjetër shqiptari, i quajtur Kujtim Q oshi. Megjithatë, ky i fundit përkufizohet si një njeri i besuar i Altiç.
SHALA
Një nga ndeshjet më të përfolura si e trukuar është ajo mes Kievos dhe Novarës në Kupën e Italisë, në vitin 2010. Sipas përgjimeve të Prokurorisë, por edhe rrëfimeve të bëra nga të penduarit si Karlo Xhervazoni, një grup mafioz sllav, i kryesuar nga Almir Gegiç, u ofroi 150 mijë euro futbollistëve të Novarës që të humbisnin me shumë gola ndaj Kievos. “Në fakt kështu ndodhi, Novara humbi me shumë gola, - rrëfen Xhervazoni. – Kujtoj që sllavët takuan Nikola Ventolën në një hotel dhe i dorëzuan një shqiptari që luante te Novara (Rijat Shala), 150 mijë euro, të cilat u ndanë edhe me lojtarë të tjerë, përfshirë portierin Fontana”, shton ai. Kosovari Rijat Shala ka qenë një futbollist tepër i njohur në Itali, ku ka luajtur me Kaljarin dhe me Novarën, ndërkohë që në sezonin e shkuar kaloi te Lugano në Zvicër.
(m.a/GSH/BalkanWeb)