E Shtunë, 31 Tetor 2026

Limaj: Thaçi vendosi vetë për koalicionin

Nënkryetari i PDK-së, Fatmir Limaj ka deklaruar se në partinë e tij, 99 për qind të gjërave i bënë kryetari i partisë Hashim Thaçi. Megjithatë, ai i tërheq vërejtjen në punën që po bën, duke e paralajmëruar se do t`i kërkojë përgjegjësi.

Limaj ka lëshuar deklarata të ashpra në drejtim të kryetarit të partisë së tij duke thënë se në zgjedhjet e fundit ishte Thaçi ai që udhëhoqi vet partinë, përpiloi listën për deputetë, bëri koalicionin dhe i caktoi ministrat.

“Ai ka vendosur edhe për koalicionin, ne s`kemi rënë dakort për të. Nëse i bën keq punët, atëherë duhet me dhënë përgjegjësi. Do të ia kërkoj përgjegjësinë nëse dështon por edhe ta përkrahim nëse ka suksese”, ka thënë Limaj.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›