E Diel, 1 Nëntor 2026

Japoni, radioaktiviteti mund të shkojë në nivelin 6

Agjensia nukleare në Japoni ka njoftuar se mund të rrisë nivelin e vlerësimit të krizës në Fukushima. Impiantet e goditura nga tërmeti dhe tsunami mund të shkojnë në nivelin 6. Ndërkohë që qeveria japoneze ka bërë thirrje për një evakuim vullnetar për të gjithë ata që janë në një rreze prej 30 km nga qendra nukleare, me arsyen e përmirësimit të jetës së përditshme, dhe jo për motive sigurie.
Për momentin agjensia e ka lënë rreziku në nivelin 5. "Por kjo renditje provizore është vendosur në bazë të informacionit që është bërë në momentin e vlerësimit" ka deklaruar zëdhënësi i agjensisë nukleare.
Sipas tij, gjendja mbetet shumë e ndryshueshme, ndaj dhe vlerësimi i nivelit të rrezikut mund të rritet.
Nivelet e përcaktimit të rrezikut janë vënë sipas agjensisë ndërkombëtare nukleare INES, sipas të cilës niveli më i lartë i rrezikut nuklear përcaktohet me shifrën 7. Deri në këto memonte rreziku më i lartë është përcaktuar në katastrofën e Cernobilit në 26 prill 1986.
Ndërkohë që Shkencëtarët japonezë kanë regjistruar përqëndrime radioaktive të izotopit jodin 131 dhe ceziumit 137 në disa mostra të ujit të detit 30 km nga brigjet.
"Përqëndrimet e jodinit janë në apo mbi nivelin e kufijve të përcaktuar në Japoni", ndërsa nivelet e ceziumit ishin nën këto kufij", tha agjencia me seli në Vjenë.
Autoritetet japoneze ia dhanë agjencisë të dhënat nga mostrat e mbledhura në 22 dhe 23 mars, pasi në ujin afër reaktorit bërthamor Daiçi në Fukushima ishin detektuar jodini dhe ceziumi.
Ndrëkohë që rreziku për radiokativitein rritet, policia japoneze bën bilancin e viktimave. Rreth 10 mijë persona mbetën të vdekur nga tërmeti dhe tsunami. Ndërsa 17, 440 rezultojnë të humbur, dhe rreth 2, 775 të plagosur nga kjo katastrofë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›