Tërmet në Indonezi, pa viktima apo dëme materiale
Sërish tërmet në Indonezi. Mëngjesin e sotëm janë rregjistruar lëkundje sizmike me fuqi 6.2 ballë. Në arqipelagun indonezian është regjistruar mëngjesin e sotëm një lëkundje sizmike me fuqi 6.2 ballë, 260 kilometra në jug të Rabas, kryeqytet i ishullit Sumbaua. Burimet shtojnë se për momentin nuk rezultojnë dëme materiale dhe në njerëz dhe se nuk ka as alarm për tsunami.